Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ ‘Tapë’ në timon! 54-vjeçari përplas me makinë të riun me motor elektrik, merret nën hetim nga policia! E pëson edhe vajza e tij

22 Shtator, 13:05| Përditesimi: 22 Shtator, 13:09

  • Share

Një aksident ka ndodhur në Paskuqan, ku një 54-vjeçar në gjendje të dehur, ka përplasur me automjetin e tij një 26-vjeçar që lëvizte me motor elektrik. Policia bën me dije se ka marrë nën hetim 54-vjeçarin dhe vajzën e tij, pasi kjo e fundit ka gënjyer efektivët, ku ka deklaruar se ishte ajo në drejtimin e makinës.

Ndërsa 26-vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

Sh. Z., 54 vjeç. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën e tij, shtetasen A. Z., 25 vjeçe, pasi në Paskuqan, automjeti që dyshohet se drejtohej nga 54-vjeçari në gjendje të dehur, është përplasur me një motoçikletë elektrike me drejtues shtetasin F. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 25-vjeçarja ka penguar në zbulimin e së vërtetës, duke deklaruar se kishte qenë ajo në drejtimin e automjetit dhe jo babai i saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?