Kronikë

Tiranë/ Tapë në timon, i ofron policit 50 € që të mos bënte testin e alkoolit, arrestohet 46-vjeçari

30 Janar 2020, 14:51| Përditesimi: 30 Janar 2020, 17:23

  • Share

TIRANË- Një 46-vjeçar është arrestuar në gjendje të dehur, pasi i ka ofruar policit 50 euro që të mos bënte testin e alkoolit.

Qytetari po bënte manovra të rrezikshme në rrugë dhe dyshohej se ishte nën efektin e alkoolit, rrugorët u vunë në lëvizje dhe pasi bënë të mundur ndalimin e automjetit në rrugën “Ndre Mjeda”.

A.G. kishte shenja të dukshme të përdorimit të alkoolit dhe gjatë veprimeve për verifikimin me alkoolmatës, ky shtetas i ofroi para që të moskryente testin.

Gjatë testit ai rezultoi se po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ku rezultati i parë ishte 1.27 mg/l dhe testi i dytë 1.22 mg/l.

Sipas deklaratë së policisë, në këto kushte, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjatë muajit janar 2020, nga Policia Rrugore e Tiranës janë arrestuar 5 drejtues mjetesh për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 3 vite burg.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 30/01/2020 15:11

    Celulari, pija alkolike, droga jane burime aksidentesh kjo semundje veshtire se mund te hiqet, te shikosh levizjet e automjeteve shumica jane me celular ne dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?