Foto ilustruese

Sociale

Tiranë/ Të dielën aktiviteti ‘Triathlon’, bllokim i disa rrugëve përreth liqenit të Farkës nga ora 08:00 deri në 13:00

19 Shtator, 14:14| Përditesimi: 19 Shtator, 14:22

  • Share

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Policia Bashkiake njofton qytetarët që më 21 shtator nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Segmentet e bllokuara për qarkullim:
Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)
SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:
Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:
Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 ➝ devijon në Qendër
Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht

Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?