Kronikë

Tiranë, të kërkuar në Itali për grabitje me armë dhe rrëmbim, arrestohen 2 vëllezër (EMRAT)

31 Tetor 2024, 13:21| Përditesimi: 31 Tetor 2024, 21:20

  • Share

Tiranë-Dy vëllezër të kërkuar në Itali për grabitje me armë dhe rrëmbim u arrestuan nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Bashkim (Hoxha) Kothere dhe Oltion Hoxha u vendosën në pranga në në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut.

Vëllezërit 32 dhe 35 vjeçar janë me masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Savona, Itali, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm”.

Operacioni u kodua Brothers.

"Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Brothers".  

Të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brothers".

Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grabitja me armë" dhe "Rrëmbimi i paligjshëm" parashikuar nga Kodi Penal italian", njoftoi sot policia.  

Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?