Foto ilustruese

Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO

12 Dhjetor, 15:49| Përditesimi: 12 Dhjetor, 15:51

  • Share

Tiranë- Dy persona të shpallur në kërkim për drogë dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, ku një prej tyre edhe i dënuar në mungesë nga GJKKO, janë arrestuar  sot (12 Dhjetor) nga Policia e Tiranës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve njoftuan se ekzekutuan vendimin penal për E. T., 33 vjeç, banues në kryeqytet, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Kurse agjentët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ekzekutuan vendimin penal për A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?