Tiranë/ Të përfituara nga krimi, sekuestrohet hoteli dhe bar kafe me vlerë 1 mln euro të një 57-vjeçari! I dënuar me 10 vite burg për trafik droge

1 Nëntor 2023, 08:49| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 11:46

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1 milionë euro, që dyshohet se janë vënë nga krimi. Bëhet fjalë për një hotel dhe një bar kafe në Dobresh, të Tiranës, të cilat rezultojnë në pronësi të 57-vjeçarit Fran Merdhoçi dhe familjarëve të tij.

57-vjeçari Merdhoçi rezulton i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer në bashkëpunim me vendimin nr.137 date 28.12.2018, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të rënda, Tiranë.

Pikërisht këto pasuri të cilat tashmë janë sekuestruar dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale e 57-vjeçarit.  

Prokuroria e Tiranës më 26 tetor 2023 regjistroi procedimin  pasuror nr 6  

“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve Fran Merdhoci dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t'i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale”

Të gjitha pasuritë e paluajtshme dyshohet se janë fituar nga personi i dënuar  si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh ku ka marrë edhe dënimin përkatës. Dyshimet mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, kryerja e shumë transaksioneve në shitjen e pasurive te paluajtshme, krijojnë bindjen se janë investuar në ndërtimin e objekteve te cilat janë në pronësi të tij dhe familjarëve të tij” informoi sot prokuroria e Tiranës.

Policia informoi sot (1 nentor 2023) për ekzekutimin e operacionit të sekuestrimit të koduar Villas.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.  Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.    

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.   

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.    

Pasuritë e sekuestruara
- Pasuria nr.462/16 në pronësi të ish bashkëshortes M.P dhe të fëmijëve të tyre në Dobrosh Tiranë
- Pasuria nr.462/25. Zk.1498 në Dobrosh Tirane. Objekt i legalizuar me Lejen e legalizimit  nr.7003955 datës 17.07.2017, ne emër te shtetasit F.M.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?