Qëllohet pronari i shkollës private në Tiranë te Liqeni i Thatë! Dëshmia e 63-vjeçarit: S'isha unë objektivi, po ziheshin disa çuna, plumbat kapën makinën time

18 Janar 2022, 11:40| Përditesimi: 10 Prill 2022, 18:05

  • Share

TIRANË- 63-vjeçari Lulëzim Masha po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, kur në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete. Agresori nuk mundi t’a kapte, ndërsa u largua menjëherë nga vendi ngjarjes.

Administratori i shkollës “Wilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial. Në afërsi të nënkalimit të Liqenit të Thatë u qëllua me tre plumba. Dy prej plumbave e kapën në makinën e 63-vjeçarit. Menjëherë më pas, agresori, ende i paidentifikuar, u largua në këmbë dhe policia është vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e tij.

Zona ku ndodhi ngjarja nuk është e survejuar me kamera sigurie dhe momenti kur është qëlluar me një pistoletë tip kalibër të vogël nuk është filmuar. Para hetuesve, Lulëzim Masha ka mohuar që ngjarja të kishte lidhje me të, ndërsa deklaroi se djali ishte rreth 25 vjeç, me mjekër dhe nuk e njihte. I kontaktuar nga Report Tv, 63-vjeçari tha se aty po ziheshin disa djem me njëri-tjetrin dhe më pas është qëlluar në drejtim të automjetit të tij. Policia po verifikon në lidhje me deklarimet.

“Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, qëlloi dhe u largua, ishte ezmer dhe me mjekër. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. S’isha unë objektivi”, tha Masha në një prononcim për Report Tv.

Pista ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm për çështje pronash ose ndonjë sherr banal që mund të ketë krijuar përplasjen. Policia ngriti pika të shumta kontrolli, por akoma nuk ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili u largua në drejtim të rrugicave të Liqenit Artificial.

 

Ora 12:44
Atentati në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici: S'isha unë objektivi, po ziheshin disa çuna dhe dëgjova krismën! Plumbat kapën makinën time

Zbardhet dëshmia e Lulëzim Mashës në Polici.

“Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. S’isha unë objektivi”, tha Masha në një prononcim për Report Tv.

Ai është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Lulëzim Masha.  Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator. 

Ora 12:03
Del FOTO/ Ky është Lulëzim Masha, administratori i shkollës private në Tiranë që iu bë atentat

1642503666_mashalulzim.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Lulëzim Mashës, administratorit të shkollës private ‘Wilson’ që sot iu bë atentat.

Ora 11:51
Kush është 63-vjeçari që i shpëtoi sot atentatit te Liqeni i thatë, administrator i një shkolle private në Tiranë

1642503817_masha.jpg

Report Tv ka mësuar detaje nga ngjarja e rëndë te Liqeni i Thatë. Gazetari Sokol Dema raporton se tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit, dyshohet se  një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit  tip Benz me drejtues Lulëzim Masha, 63 vjeç, (administrator i shkollës Willson), i cili udhëtonte i vetëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ppp: 18/01/2022 14:55

    Po sikur te perseritet dhe te permirsojne shenjestren me ke do ta kishin?

    Përgjigju
  • Beni ecen vete..: 18/01/2022 12:25

    Edhe 1000 vjet sbehemi ne njerez! Akoma me gjoba e me vjedhje, Duan te marrin leket pa u lodh fare, Thjesht kerkoi lek ktij bosit Futi nja 2 plumba per presion dhe ne fund I marrin ato qe kerkojne, Deri sa shkojne dhe per lesh fare, Se si gezon njeri ato lek pa merite. Po mire i behet ktyre, kur nuk denoncojne asgje Duan ti mbajne te fshehta , se jane me mijra te tille biznesmen Qe fls vetem neper tavolina te shqetsuar, Por nderkohe me drejtuesit e policise dhe prokurorise Nuk e hapin gojen!!! Ky ka dhe vajze e djale, dhe i shkakton stres dhe familjes, Nderkohe qe mund te ishte i qete me shtetin sepse gjysma vip-ave I kane femijet tek Wilson .

    Përgjigju
    • Loni: 18/01/2022 12:54

      Lale Po kur I ngacmon gocen ose gruan tjetrit si I behet... Gjobat Jan per high society Jo per keta qe e mbyllin vitin me 100 mi euro...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?