Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Sherri me armë në Institut, në pranga njëri prej të përfshirëve! Vëllezërit goditën me qytën e pistoletës 2 persona

25 Qershor, 14:09| Përditesimi: 25 Qershor, 14:26

  • Share

Tiranë- Të shtëna me armë zjarri në ajër u regjistruan gjatë një konflikti mes disa personave në zonën e Institutit në Tiranë, një ditë më parë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar në flagrancë Ylber Canin ndërsa ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, mes tyre Sidrit dhe Evis Rrushi (vëllezër). Në gjendje të lirë do të hetohen dy persona.

Nga hetimet e policisë rezulton se vëllezërit Sidrit Rrushi (22 vjeç) dhe Evis Rrushi (25 vjeç) kanë goditur me qytën e pistoletës Ylber Canin (30 vjeç) dhe O.C., (gjithashtu vëllezër) si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Vëllezërit  Rrushi dyshohet se janë ndihmuar nga shokët e tyre R.D. (18 vjeç), V.H. (27 vjeç), M.M. dhe M.S., të cilët kanë goditur me sende të forta shtetasin A.C. (38 vjeç) dhe kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.H. (48 vjeç), të dy kushërinj të Y.C. dhe O.C.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan një pistoletë, municion luftarak dhe 3 automjete.  

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, dje, pas marrjes së njoftimit se në Institut, disa shtetas po konflikteshin dhe gjatë konfliktit ishte qëlluar me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit “Fast reaction”, u identifikuan 7 shtetas shtetas të përfshirë në konflikt. Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:  

-arrestuan në flagrancë shtetasin Y. C., 30 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; 

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M. dhe M. S., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”;

-shpallën në kërkim shtetasit S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç (vëllëzër) R. D., 18 vjeç dhe V. H., 27 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit S. Rr. dhe E. Rr. kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllëzër) dhe më pas kanë qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të tyre,  pa i dëmtuar. 

Vëllëzërit S. Rr. dhe E. Rr. dyshohet se janë ndihmuar nga shokë të tyre të identifikuar si R. D., V. H., M. M. dhe M. S., të cilët kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin A. C., 38 vjeç, si dhe dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A. H., 48 vjeç, të dy kushërinj të vëllëzërve Y. C. dhe O. C. 

Punohet për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?