TIRANË - Është shoqëruar me tensione ne gjykatën e Tiranës seanca e sotme (14 nentor) për gjyqin e Dan Hutrës, autorin e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.Me kërkesë të prokurorisë në Gjykatën e Tiranës ishte shoqëruar nga burgu për të dëshmuar Vladimir Kurti, një i dënuar përjetë, të cilit në mars të vitit të kaluar Hutra i vrau të motrën Etleva Kurti teksa ajo ishte në oborrin e banesës. Kurti refuzoi të jepte deklarime, teksa iu drejtua të pandehurit, që dikur kishte ndarë qelinë me të, si monstër, duke paralajmëruar se nuk e fal vrasjen e motrës së tij.
“Gjakun e motrës sime nuk than dheu, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre”, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në kafazin prej qelqi, Dan Hutra u shfaq i qetë dhe duke qeshur në një kohë që dëshmitari fliste.
Në këto kushte Seanca u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30, ku do të vijojë procesi gjyqësor, për autorin e vrasjes së trefishtë, ngjarje të cilën e kreu kur sapo kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes.
40-vjeçari Dan Hutra, është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak orëve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Pas vrasjes në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.
te kishe hyre me arme aty,,,dhe ta kishe vrare kete qen ...do na kishe kursyer letra e boje....
Përgjigju