Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Tentoi të korruptonte administratoren e rezidencës studentore për akomodimin e vajzës, nis hetimi për 61-vjeçarin

19 Shtator, 13:36| Përditesimi: 19 Shtator, 13:45

  • Share

Tiranë- Policia e Tiransë ka nisur hetimet për një 61-vjeçar.

Sipas njoftimit të bluve, ai ka tentuar të korruptojë administratoren e një rezidence studentore, për akomodimin e vajzës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

S. P., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë administratoren e një rezidence studentore, me qëllim akomodimin e vajzës së tij, në këtë ambient”, njoftoi sot policia.

Një ditë më parë në Rezidencën Studentore Universitare nr.1 pati momente tensioni mes studentëve që kërkonin të regjistroheshin për strehim në godinën nr.3 dhe stafit përkatës. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të policisë.

Në një reagim Rezidenca Studentore Universitare, sqaroi se në godinën nr.3 ku pati tension, kapaciteti akamodues është 61 studentë në total të cilët strehohen në 30 dhoma dyshe dhe 1 vend për persona me aftësi ndryshe.

Sipas tyre aplikimet për të qëndruar në këtë konvikt kishin arritur në 300 të tilla, duke tejkaluar disa herë limitin prej 61 vendesh.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?