foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë efektivin e Rrugores, pranga 18-vjeçarit! 2 shoferë arrestohen, 2 të tjerë nën akuzë për aksidente dhe alkool

12 Gusht, 16:25| Përditesimi: 12 Gusht, 16:30

  • Share

Tiranë- Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe 2 u morën nën akuzë pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente, ku i dëmtuar mbeti edhe një këmbësor.

Në pranga ra i pari A. Ll., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë, i ka afruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.

“U arrestuan edhe B. T., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe E. P., 47 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me 2 automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, bëri me dije Policia e Tiranës.

Rasti i fundit i përket marrjes nën hetim të K. K., dhe E. M., pasi automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është dëmtuar lehtë A. M., këmbësor. 

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?