Kronikë

Tiranë/ Tentoi të vriste me armë kushëririn, i riu bie në pranga pas 5 muajsh arrati! I ati e vëllai bashkëpunëtorë në krim! Konflikti për pazare droge

5 Mars, 10:09| Përditesimi: 5 Mars, 12:18

  • Share

TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, në 2024-ën ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij. I riu Mario Nela ishte në arrati prej 5 muajsh dhe u vu në pranga në Tiranë. Bashkë me të, bashkëpunëtorë në krim ishin edhe i ati dhe vëllai të cilët u arrestuan menjëherë pas plagosjes më 11 shtator 2024.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Princ Vidi’ në Tiranë, kur 29-vjeçari qëlloi me armë kushëririn Ervin Nela. Ky i fundit mbeti i plagosur me një plumb në këmbë.

Ndërkohë siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, sherri mes kushërinjve Mario Nela dhe Ervin Nela, ka nisur më herët në Gjermani për prishje të pazareve të drogës.

Ata merreshin me trafik kokaine dhe konflikti ka nisur për fshehjen e fitimit nga njëra palë. Pasi kanë diskutuar atje, kushërinjtë e kanë lërë të zgjidhin konfliktin në Shqipëri.

Fillimisht është kthyer Ervini me ekspuls nga Gjermania ndërsa Mario është arrestuar dhe pasi ka bërë disa muaj burg në Gjermani është rikthyer në Tiranë.

Në konfliktin me armë kanë qenë të pranishëm edhe babai e vëllai i Ervinit, Gentian e Emanuel Nela, të cilët që atëherë janë arrestuar nga policia për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokacioni”. Në shtator 2024, tentoi të vriste me armë zjarri, kushëririn e tij, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. I ndaluari e kreu krimin në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, të cilët u kapën nga Policia, menjëherë pas ngjarjes.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krim kundër personit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Lokacioni”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Mario Nela, 29 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E.N, gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin Ervin Nela.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?