Tiranë/ Tentoi të vriste pronarin e hoteli se nuk e la të futej me të dashurën, lihet në burg reperi, pjesë e bandës së drogës në Londër

5 Shkurt 2022, 11:24| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 14:14

  • Share

Reperi Ervin Selita i njohur me emrin e artit Vinz do të qëndrojë në qeli pasi tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë.Prokuroria e Tiranës kërkon 'arrest me burg' për Selitën, kërkesë që u pranua nga gjykata. 30-vjeçari Ervin Selita përballet me veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Ervin Selita ka tentuar të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë, pse ky i fundit nuk e la të hynte pa kartë identiteti. Në pranga përfundoi edhe e dashura e tij. 30-vjeçari gjatë konfliktit brenda ambienteve të hotelit, në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi", ka tentuar të vrasë me armë zjarri pronarin e hotelit Zeni Xhindi.

Ngjarja nisi e kur 30-vjeçari fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me të dashurën e tij pa i dhënë kartën e identitetit, por më pas sherri agravoi edhe më tej ku u përfshi edhe pronari i hotelit. Kjo ka bërë që 30-vjeçari të nxirrte armën dhe ta vriste, por ka ndërhyrë policia.

Reperi është një emër jo pak i njohur, jo shumë për muzikën e tij, sesa për përfshirjen në bandën 'Hellbanianz' në Londër, që kontrollojnë tregun e kokainës atje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?