Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar një 36- vjeçar, pasi theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', dhe vodhi një automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Duplicate", si rezultat i të cilit u ndalua D. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë momentit që ai u ndoq nga policia, braktisi mjetin dhe tentoi që të largohej, por u vendos në pranga. Policia ka sekuestruar automjetin e vjedhur nga 36- vjeçari, i cili ishte në arrest shtëpie pasi ishte i dënuar për vjedhje.
'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Duplicate", si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi: D. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka vjedhur një automjet në rrugën “Siri Kodra”. Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në rrugën “Siri Kodra”, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi. Shërbime të tjera policie janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”, ku ai ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga', thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komente
