Foto ilustruese

Tiranë/ Thyen 'arrestin në shtëpi' e udhëton drejt Dajtit me kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari

16 Qershor 2020, 12:02| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 12:07

  • Share

TIRANË-Arrestohen 7 persona gjatë 24 orëve në kryeqytet, dy prej të cilëve ishin në kërkim dhe është vënë nën hetim një person tjetër.

Është arrestuar në flagrancë A. Z., 30 vjeç, pasi theu 'arrestin në shtëpi' e udhëtoi drejt Dajtit me kokainë në makinë bashkë me personin A.H. 30- vjeçari u arrestua  për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe u vu nën hetim personi me të A. H., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", pasi në Rrugën e Dajtit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues A. H. dhe pasagjer A. Z., i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", u gjet dhe u sekuestrua një dozë e vogël me kokainë.

Personi tjetër i arrestuar është R. L., 24 vjeç u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi në Kamzë, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Gjithashtu është arrestuar K. S., 34 vjeç, sepse pranë ish-Fushës së Aviacionit, gjatë kontrollit fizik iu gjetën një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar dhe një thikë.

U arrestua në flagrancë E. S., 31 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 55 vjeç, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në rrugën “Don Bosko”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Në kryeqytet të tjerë të arrestuar të shpallur në kërkim janë  Z. S., 58 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ''Dhuna në familje" dhe O. X., 47 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?