Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Thyen masën e arrestit shtëpiak dhe plagos me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu!

17 Mars, 12:38| Përditesimi: 17 Mars, 12:41

  • Share

Tiranë- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesnatën e djeshme (16-17 mars) në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari i dyshuar, që njëkohësisht rezultoi se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, duke zbardhur dita e sotme, në rrugën “Ndre Mjeda”, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa u njoftuan për plagosjen me thikë të një 37-vjeçari.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 2, arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Teksa në verifikimet e mëtejshme rezultoi se i dyshuari ishte dhe me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Si provë materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?