Tiranë- Një 29 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi vidhte para dhe sende personale nga automjetet, pasi iu thyente xhamat.
I riu është identifikuar si Endri Novi banues në Tepelenë.
Sipas njoftimit të bluve, i riu gjatë 48 orëve të fundit dyshohet se ka vjedhur në lagje të ndryshme të kryeqytetit 12 automjete që iu ka thyer xhamat.
"Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua shtetasi Endri Novi., 29 vjeç, banues në Tepelenë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta", informoi sot policia.
Operacioni u kodua “The End”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
