TIRANË- Hyrja për në Tiranë, ofron një pamje aspak mikpritëse. Ajo me të cilën përballen qytetarët është një trafik i rënduar që zgjat disa km.
Siç shihet në videon që Report Tv sjell, makinat në rrethrrotullimin e doganës, që vijnë nga Durrësi kanë mbetur të bllokuar për minuta të tëra për shkak të trafikut të rënduar.
Kjo situatë është kthyer në normalitet në këtë zonë, ku çdo ditë qytetarët përballen me këtë panoramë, kjo për shkak të punimeve që po bëhen ndërtimin e Unazës së Re.
Komento