Radhë kilometrike automjetesh dhe për orë të tëra një situatë gati kolapsi është shënuar gjatë paradites dhe orëve të drekës në segmentin e Unazës së Madhe së kryeqytetit dhe në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit ka pasur vështirësi të mëdha qarkullimi, duke filluar që prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, me qytetarët që udhëtonin drejt Durrësit. Për shkak të këtij kaosi, shoferëve u duhen minimalisht 90 minuta për të arritur të aeroportin e Rinasit.
Report Tv ka filmuar nga lart me dron trafikun e rënduar në Astir, në zonën pranë fabrikës së miellit, ish sheshi Shqiponja.
Më të rënduar situatën e bën mungesa e policëve të qarkullimit rrugor, duke e lënë kështu menaxhimin e trafikut në mëshirë të fatit. Një situatë e cila bëhet shumë shqetësuese, kur jemi në prag të nisjes së sezonit turistik, i cili pritet ta shumëfishojë praninë e automjeteve në akset rrugore.
Komente

DUHRN ZGJERUAR RRUGET ,,,PSH RRUGA E RINASI,,T. NGA AEROPORTI DHE DERI TEK HYRJA NE AUTOSTRADE DUHET TE JETE ME DY KORSI.,,,VAJTJE,,DHE DY KORSI ARDHJE,,,,SEPSE TRAFIKU ESHTE SHTUAR SHUME...ME HYRJEN E KOMPANIVE LOW-COST....
Përgjigju