Sociale

PAMJET ME DRON/ Trafik kilometrik në Unazën e Madhe! Mjetet në radhë nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit, asnjë polic në terren

19 Prill, 13:06| Përditesimi: 19 Prill, 18:32

  • Share

Radhë kilometrike automjetesh dhe për orë të tëra një situatë gati kolapsi është shënuar gjatë paradites dhe orëve të drekës në segmentin e Unazës së Madhe së kryeqytetit dhe në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.

Nga Liqeni Artificial deri te kthesa e Rinasit ka pasur vështirësi të mëdha qarkullimi, duke filluar që prej orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, me qytetarët që udhëtonin drejt Durrësit. Për shkak të këtij kaosi, shoferëve u duhen minimalisht 90 minuta për të arritur të aeroportin e Rinasit.

Report Tv ka filmuar nga lart me dron trafikun e rënduar në Astir, në zonën pranë fabrikës së miellit, ish sheshi Shqiponja.

Më të rënduar situatën e bën mungesa e policëve të qarkullimit rrugor, duke e lënë kështu menaxhimin e trafikut në mëshirë të fatit. Një situatë e cila bëhet shumë shqetësuese, kur jemi në prag të nisjes së sezonit turistik, i cili pritet ta shumëfishojë praninë e automjeteve në akset rrugore.

 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?