Tiranë-Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se trafikonte nga Tajlanda në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis.
Blutë informojnë se Rei Sako e kryente transportin e lëndës narkotike nëpërmjet shërbimit postar.
Sekuestrohen 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 40 000 euro, shuma parash, celularë dhe sende me vlerë.
"Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 4”, u arrestua shtetasi Rei Sako, 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar", informoi sot policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)