Tiranë/ Tregjet të zbrazura edhe të dielave, qytetarët: Gështenjat s'preken, 500 lekë/ kg! Ende si kemi provuar

29 Tetor 2023, 19:09| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 19:29

  • Share

Edhe pse fundjavë në tregun e fruta-perimeve nuk gjen më shumë njerëz si dikur  duke bërë pazar.

Report Tv shkoi sot në tregun pranë Uzinës Dinamo. Këtu tregtarët ankohen për mungesë të fuqisë blerëse kurse qytetarët ankohen për çmime të kripura që shpesh herë për ta bëhen  të papërballueshme.

“Nuk janë të përballueshme. Domatja psh shkon deri 150 lekë.”

“Ne pensionistët, të dënuar ishim në kohën e Enverit , të dënuar mbetëm, të dënuar do mbesim. Me 15 mijë lekë pension do të vij unë këtu kot. Dola kot me ec me heq mendjen.”

“ Frutat , zarzavatet janë të shtrenjta. Patatja , domatja , qepa, këto i kam të përditshme unë. Shumë të shtrenjta”

“Unë burrë dhe grua jemi në shtëpi dhe e përballojmë. Kam ndryshim nga të tjerët se unë jam kuzhinier dhe konsumoj te puna. Në shtëpi me gruan jam.”

“Qytetarët normal I duan sa më lirë”- tha një tregtar.

Më shumë ankesa qytetarët kanë për çmimin e gështenjave i cili varion 400-500 lek/kg . Disa prej tyre thonë se me këto çmime ende nuk i kanë provuar ato.

“Gështenjat janë katastrofë. Nuk i kam provuar për këtë vit.”

Më në vështirësi për të përballuar koston e jetesës janë pensionistët. Me rritjen e çmimeve ata tregojnë se kanë reduktuar konsumin e disa produkteve ushqimore, pasi në fund të muajit llogaria nuk iu del.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2023 00:17

    Tek ne geshtenjat nuk kane dale akoma,aty nga fundi i nentorit-dhjetori dalin zakonisht dhe jane shume te shtrenjta se vijne import nga Italia kryesisht 6-7 $/lb ishin vitin e kaluar,kete vit mund te jene me shtrenjte.Shume pak njerez i blene e shume pak blene,kuptohet pse.Une e kam gjetur zgjidhjen duke blere geshtenja te pripjekura,priqruara e pripaketuara.Kushtojne shume me lire,por ata qe jane fanatike te shijes se geshtenjes se sapopjekur te ngrohte dhe aromes e shijes se saj te vecante,u duhet te perballen me zgjidhje mes nepsit e kuletes.Tek ne geshtenjat mbajne ere gazoline a dicka e tille sepse i lyejne ose per t'i mbrojtur nga krimbi,o nga brejtesit gjate transportit me anije,o per jetegjatesi,nuk e di.

    Përgjigju
  • Djali: 29/10/2023 20:06

    Pensionisteve llogaritja do tju dale vetem kur te shkojne ne varr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?