Tritol pas mesnate dyqanit të kozmetikës në Tiranë! Shpërthimi për 4 minuta, autori ndezi fitilin e lëndës plasëse që në makinë

19 Tetor 2022, 07:05| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 14:44

  • Share

Një minutë para se tritoli të shpërthente tek dyqani i kozmetikës në Tiranë, kaluan dy udhëtarët të rastit, por që për fat nuk u lënduan.

Nga kamerat e sigurisë është filmuar momenti kur është shfaqur një makinë e zezë që ndalon pak minuta pas mesnate, 50 metra larg sheshit “Wilson”. Nga aty një person, në dukje i ri vrapoi drejt derës së dyqanit.

I veshur nga këmbët  te koka me të zeza dhe me kapuç, mbante eksplozivin në dorë, me fitil rreth 15 cm të ndezur dhe brenda 5 sekondave e la poshtë derës së dyqanit për tu larguar më pas me të njëjtën makinë.

U deshën 4 minuta që pako me rreth 50 gr tritol, të shpërthente në objektin kozmetik “Divine by Nisa” të Enisa Pirollit.  Goditja ishte e fuqishme aq sa zhurma u dëgjua në një pjesë të Tiranës. Dëmet ishin të mëdha, xham të thyer, orenditë brenda të shkatërruara.

Enisa Pirolli kishte ardhur nga Laçi, dhe 4 muaj më parë e mori këtë ambient me qira. Paraprakisht hetuesit dyshojnë që ngjarja ka lidhje me konkurrencën, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër dhe të jetë për kërcënim. Megjithatë Pirolli ka mohuar të ketë probleme më njeri. Shpërthimi dëmtoi edhe kabujt elektrik, dhe i gjithë pallati mbeti pa energji dhe OSHEE nisi punën për rikthimin e saj.

Pamja e dyqanit pas shpërthimit

(Kliko këtu për ekstraktin e regjistrit tregtar të biznesit)

Ora 14:27
Tritoli ne Tiranë, si shpëtuan mrekullisht dy kalimtarë, 1 minutë pasi kaluan shpërtheu lënda plasëse

1666182606_Capture.JPG

Në shpërthimin me tritol pas mesnatës në Tiranë kanë shpëtuar mrekullisht 2 kalimtarë. Ata kanë kaluar rastësisht 1 minutë para se tritoli të shpërthente tek dyqani i kozmetikës në Tiranë, kaluan dy udhëtarët të rastit, por që për fat nuk u lënduan.

Ora 10:31
Tritoli ndaj biznesit në ish-Bllok, dyshohet për shkak të konkurrencës! Autori i maskuar me kapuç e vendosi lëndën plasëse poshtë derës

1666168798_ddd.JPG

Enisa Pirolli kishte rreth katër muaj që e kishte marrë ambientin me qira për të ushtruar aktivitetin e biznesit, vinte nga Laçi për të punuar. Paraparakisht hetuesit dyshojnë që sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër. Sasia e tritolit ka qenë rreth 50 gramë, teksa autori është kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Ka qenë me një bluzë me kapuç, e ka lënë në pjesën e poshtme të derës, e ka ndezur dhe është larguar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?