VIDEO/ Tiranë, turisti çek shkon të eksplorojë 'Syri i Ciklopit' rrëzohet nga lartësia! Policia e merr me barrelë deri në rrugën e makinave

26 Qershor 2023, 21:03| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 21:45

  • Share

Një turist çek dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar teksa ka qenë duke eksploruar natyrën në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit", në Krrabë, Tiranë.

Ngjarja u shënua pasditen e sotme.

Policia thotë se shtetasi çek V. Sh.61 vjeçari dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar në një zonë me terren shumë të vështirë. U desht ndërhyrja e policisë dhe e shërbimit mjekësor që të bëhej e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Policia ka publikuar videon e momentit kur për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?