Foto ilustruese

Tiranë/ U bllokua në banesën që kishte rënë zjarr, policia shpëton 19 vjeçaren

17 Shtator, 12:24| Përditesimi: 17 Shtator, 12:29

  • Share

Tirane- Një 19 vjeçare ka arritur të shpëtohet nga forcat Shqiponja pasi kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, ku kishte rënë zjarr

Mbrëmjen e djeshme, (16 shtator)  Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën "Sali Nivica", kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë. 

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.

19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?