Tiranë- Policia shqiptare e deporton në Turqi sapo mbaron dënimin, mësuesi 41-vjeçar dyshohet gylenist

1 Janar 2020, 21:53| Përditesimi: 2 Janar 2020, 16:25

  • Share

TIRANË- Policia Shqiptare deporton drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut. Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar.

Për këtë shkelje, ai u dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj burgim, dënim ky i cili i mbaroi më 1 Janar.

Pas lirimit nga qelia, shtetasi turk iu dorëzua zyrës së Kufirit dhe Migracionit, e ndërsa autoritetet verifikuan se ai nuk plotësonte kushtet dhe nuk kishte dokumentacionin e duhur apo kërkesë për qëndrim në vendin tonë, është caktuar edhe dëbimi i tij drejt vendit të origjinës.

Momenti i deportimit në Turqi të Harun Çelik

Po kush është Harun Çelik?
Gjatë një kërkimi në internet, Harun Çelik dyshohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste. Një person, i identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa. 

"Harun Çelik, 41 vjeç, një mësues që shpëtoi nga përndjekja në Turqi, ishte në burg në Shqipëri për 5.5 muaj. Ai u la i lirë sot dhe menjëherë dhe me forcë po dërgohet në aeroport tani. Kërkesat e tij për azil është refuzuar nga autoritetet. Ekziston një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut", shkruan Barbarossa Kaya teksa akuzon kryeministrin Edi Rama se me këtë vendim, për deportimin e Çelik i është bindur urdhrave të Erdogan.

"Kryeministri Edi Rama shpërfilli dinjitetin e vendit të tij dhe zbatoi urdhrin e Erdoganit. Të drejtat e Harun Çelik janë shkelur dhe ai dëbohet në mënyrë të paligjshme me një operacion të shpejtë", shkruan Barbarossa Kaya.

Por burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Shqiptarja.com se qytetari turk nuk kishte bërë asnjë kërkesë për azil apo për të përfituar mbrojtje nga ana e shtetit shqiptar, as vetë dhe as nëpërmjet avokatit të tij. Për këtë arsye, thonë të njëjtat burime, pas përfundimit të dënimit me burgim, ai është shoqëruar në aeroport për t’u kthyer në vendin nga kishte ardhur në Shqipëri, në përputhje me ligjin shqiptar për të huajt.

Postimi në rrjetet sociale

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 01/01/2020 23:03

    Po zbaton urdhrat e erdoganit bythelepiresi sharabajga Edi rama

    Përgjigju
    • Vlonjati Djali Lushnjarit: 01/01/2020 23:40

      Hajde dhe ti tani ngrihu dhe shkoi mbrapa duke ma lëshuar vednin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?