Tiranë/ U dogj me bishtin e cigares duke luajtur me vëllain e mitur, përfundon në spital 2-vjeçarja

16 Nëntor 2023, 19:03| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 19:04

  • Share

Një 2-vjeçare ka përfunduan ditën e djeshme në spitalin “Nënë Tereza”, pasi është djegur me bishtin e cigares aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar.

E mitura është dërguar në spital nga nëna e saj.

“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale,”- njofton policia.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?