U fut në filialin e një poste private në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë dhe vodhi paratë, shpallet në kërkim autori

17 Maj 2023, 21:47| Përditesimi: 17 Maj 2023, 22:28

  • Share

TIRANË - Një shumë parash është vjedhur në një postë private në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.

Rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji", një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe  po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?