TIRANË -81 vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë, është qëlluar me çekiç në kokë nga 64 vjeçari, Isuf Hasa, i cili është arrestuar nga policia.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.
64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë.
'Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.
Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen', tha ai.
Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë (13 janar) siç u raportua dhe në Report Tv, Xhemal Meta kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit. Xhemal Meta, prej vitesh jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët jetojnë në Tiranë, përfshirë edhe bashkëshorten.
Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar foton e autorit Isuf Hasa, 64 vjeç, i cili vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta. Meta u gjet i pajetë më 13 janar në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë.
64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.
Autori Isuf Hasa
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 81-vjeçari Xhemal Meta, i cili u gjet i pajetë dy ditë më parë në fshatin Shëngjin i Vogël në Tiranë.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi në një konferencë për media u shpreh autori i dyshuar, Isuf Hasa është arrestuar. Isuf Hasa, ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.
64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas e fshehu çekiçin në shtëpinë e vajzës së tij, ndërsa i ka marr viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekë.
' Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.
Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen', tha ai.
Viktima Xhemal Meta
Një person i dyshuar si autor i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjin të Tiranës është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje. Deri tani, nuk ka fletë arresti për të, po punohet nga blutë për ta dokumentuar ngjarjen, raporton gazetari Sokol Dema.
Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë. Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi dëmtime pas kokës së të moshuarit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditja me sende të forta.