Kronikë

Tiranë/ 81 vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall Bastar, dyshohet se është vrarë! Ekspertiza: Ka dëmtime në kokë shkaktuar nga sende të forta (EMRI+FOTO)

15 Janar, 10:41| Përditesimi: 15 Janar, 12:59

  • Share

TIRANË -81 vjeçari që u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij dyshohet se është vrarë.

Dy ditë më parë (13 janari) siç u raportua dhe në Report Tv, Xhemal Meta kishte dalë nga shtëpia për në kafen e fshatit.

Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore rezulton se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta. Kjo mendohet të ketë qenë shkak i humbjes së jetës së Xhemal Metës.

Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe foton e 81-vjeçarit Xhemal Meta.

'Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.', njofton policia.

Xhemal Meta, prej vitesh jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët jetojnë në Tiranë, përfshirë edhe bashkëshorten. Hetuesit dyshojnë se i moshuari mund të ketë pasur ndonjë konflikt me banorë të zonës për punët e fshatit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë goditur me qëllim për t’u vjedhur. Burimet thonë se atij nuk i është gjetur portofoli dhe disa sende të tjera që mbante me vete, megjithatë shtëpia është gjetur e paprekur.

Të pyetur për ngjarjen dhe dyshimet që mund të kenë, familjarët i thanë policisë se i moshuari nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk dyshojnë tek asnjë prej personave që jetojnë në afërsi, pasi me ta kanë edhe lidhje gjaku.

Aty jetojnë vetëm 4 familje dhe janë pyetur të gjithë, por deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni për ngjarjen. Policia po kryen disa veprime me synim gjetjen e autorit. Meta kishte disa bagëti të imta dhe pula, me të cilat merrej në përditshmëri.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?