Foto Ilustruese

Kronikë

Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit

14 Janar, 12:43| Përditesimi: 16 Janar, 11:11

  • Share

Tiranë- Një i moshuar është gjetur i pajetë poshtë një muri jo shumë larg shtëpisë së tij në fshatin Zall Bastar, Tiranë.

Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës (13 janar) teksa dyshohet se Xhemal Meta ishte nisur për në kafen e fshatit.

Raportohet se viktima ka plagë në kokë, të cilat paraprakisht dyshohet se janë shkaktuar pasi është rrëzuar dhe po pritet ekspertiza për të vërtetuar pistën.

 Në lidhje me këtë incident janë marrë në pyetje të gjithë banorët, dhe deri më tani nuk ka indicie për ngjarje kriminale.

Ndërkohë nënvizojmë se Meta jetonte i vetëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?