Edevaldo Haxhiu dhe arma e sekuestruar

Tiranë/ U kap me armë dhe sasi lënde narkotike, gjykata lë në burg nipin e Armando Dukës

11 Mars, 13:12| Përditesimi: 11 Mars, 14:55

  • Share

Tirane- Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë 'Arrest në burg' për Edevaldo Haxhiu, i arrestuar më datë 9 mars 2024 për “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajte dhe prodhim të lëndëve narkotike”.

Ai u arrestua teksa lëvizte me makinë në rrugën “Frang Bardhi”’ në Tiranë pasi iu gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak dhe një sasi kokaine

Në seancë nipi i Armando Dukës presidentit të FSHF-së, ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe se sasinë e gjetur e kishte për përdorim vetjak.

Në lidhje me armën nuk ka pranuar të japë shpjegim.

Edevaldo Haxhiu rezulton një personazh i njohur për policinë. Ai ka ndihmuar të fshihej bosi turk i  kriptovalutave, Faruk Ozer, i arrestuar më herët në vendin tonë dhe ekstraduar drejt Turqisë.

Haxhiu nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e tij. Bashkë me turkun në gusht të vitit 2022 u arrestua edhe nipi i Armand Dukës.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 11/03/2024 17:41

    Kot nuk thone DUKA I DROGES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?