Tiranë-Katër persona në kryqeytet u vendosën në pranga në rrugën “Bill Klinton” pasi po transportonin 11 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen.
Sipas njoftimit të policisë lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të kryer në makinën tip 'Benz'. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara kanbisi ishte i vendosur në thasë dhe qeska të zeza.
"Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit: J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë; Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg", informoi sot policia.
Sekuestrohet kanabisi, makina dhe 5 celularë si provë materiale.
Operacioni u kodua 'Carry on'.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
