Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ U kapën me 25 mijë euro veshje dhe çanta kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim i biri! Do i shisnin në Elbasan

29 Qershor, 15:10| Përditesimi: 29 Qershor, 15:20

  • Share

Një 48-vjeçar në Tiranë është arrestuar ndërsa nën hetim është vënë djali i tij në kuadër të operacionit të koduar “Label Hunt”pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë. 

Ata u ndaluan në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ku gjatë një kontrolli, iu gjetën në automjet mallra (veshje, çanta) të markave të ndryshme me vlerë rreth 25 000 euro. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin, ndërsa materialet  procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan.

Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar. .", njoftoi policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?