Tiranë/ U kapën me 7 kg kanabis dhe droga të tjera sintetike, në pranga 3 persona (VIDEO)

15 Dhjetor 2020, 10:14| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 10:43

  • Share

TIRANË - 3 persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur me 7 kg kanabis dhe droga të tjera të forta.

Fillimisht u arrestuan 2 persona, një 36-vjeçar me iniciale E.L. dhe një 25-vjeçar me iniciale A.S.

Në fshatin Shëngjergj, A.S. është kapur duke i dhënë 7 kg kanabis 36-vjeçarit E.L.

Ndërsa në anën tjetër, u arrestua një 33-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën lëndë të ndryshme narkotike duke filluar nga kanabis, kokainë si dhe drogë të tjera sintetike.

Policia sekuestroi drogë sintetike (Ekstazi, LSD), si dhe lëndë narkotike kokainë dhe kanabis si dhe një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?