Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ U konfliktua me tre djem dhe i mori armën e shërbimit efektivit, në pranga 23 vjeçari

20 Maj, 13:06| Përditesimi: 20 Maj, 13:12

  • Share

Tiranë- Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, një ditë më parë 23-vjeçari u konfliktua me tre djem ku dhe plagosi lehtë me thikë njërin prej tyre.

Në sherr u përsfshin edhe dy vajza (motra) të cilat do të hetohen në gjendje të lirë së bashku me tre djem 20 vjeçar. 

Sherri gjithashtu u pa edhe nga një punonjës policie i cili ndëhyri për t’i ndarë, por gjatë këtij momenti i riu i mori armën e shërbimit dhe e hodhi disa metra më tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 vajzat, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin K. K., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç. Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë”, informoi sot policia.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?