Politikë

Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?

TIRANE- Dy muaj pasi PD depozitoi padi në SPAK, Prokuroria e Posaçme thotë se është duke hetuar mbi dyshimin se me urdhër të  zv kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, KESH ka kryer shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike. Përmes një letre që mban datën 27 dhjetor, Prokuroria e Posaçme, me firmë të Altin Dumanit, njofton Gazment Bardhin, në cilësinë e paditësit, se që prej 24 tetorit është regjistruar procedimi penal dhe po hetohet mbi kallëzimin për një skemë korruptive, që sipas PD-së i ka shkaktuar shtetit 180 milionë euro dëm. Sipas SPAK ky procedim penal për shpërdorim detyre është ende në fazën e hetimeve paraprake.

SPAK ka njoftuar kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin, me firmën e së cilit është depozituar padia, se ky procedim penal është ende në fazën e hetimeve paraprake. Për këtë denoncim, ku Bardhi jepte shifra për humbjet në rrjet, OSHEE e kishte akuzuar për shpifje Gazment Bardhin, por ky i fundit fitoi betejën ligjore sot (8 janar 2025) në Gjykatën e Posaçme.

Gjykata e shpalli Bardhin të pafajshëm, pikërisht me arsyetimin se tashmë për shitblerjen e energjisë elektrike, ku përmenden edhe humbjet në rrjet, kanë nisur hetime. Vetë avokati i deputetit demokrat, Marash Logu tha se tashmë duhet të jetë Belinda Balluku ajo që duhet të japë llogari për atë që PD e quan skemë korruptive të shit-blerjes së energjisë.

Në seancën e sotme, SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzim në SPAK, u regjistrua procedim penal për veprën penale për shpërdorim detyre dhe po vijojnë hetimet. Kam shkresën e Dumanit që është regjistruar denoncimi dhe po vijojnë hetimet. Kam apel për zv.kryeministren Balluku mos keqpërdor vartësit, por hajde në SPAK dhe përballu me akuzën, përballu me akuzën e vjedhjes së 180 mln euro. Ku kanë shkuar?'' tha Marash Logu.

PD akuzon se KESH me dijeni të ministres Balluku ka tregtuar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Sipas PD energjia elektrike është blerë shtrenjtë dhe shitur lirë tek kompani private seksere, jashtë bursës. Në funksion të kësaj skeme, sipas PD, KESH bleu energji edhe kur vendi kishte tepricë prodhimi. Po ashtu, sipas denoncimit të Bardhit, KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuara tek Enti i Energjisë, për të fshehur tregtinë e paligjshme të energjisë elektrike.

G.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Romeo: 09/01/2025 10:53

    Iku ene Belinda

    Përgjigju
  • Real: 09/01/2025 00:19

    Edhe Beqiri bridhte kaluar mbi kale por nje dite Enveri e vuri poshte patkonjeve. Bela mori superxhiro dhe superfuqi duke sulmuar kundershtaret dhe madje me dhune fale klanit kriminal me te cilin ka lidhje shpirterore te ngushte. Po i vjen rradha!

    Përgjigju
  • Jola: 08/01/2025 20:06

    Epo ka restauruar fytyren helbete...kushtojne trajtimet. Do behet si Mona ...Liza

    Përgjigju
  • Ec lali: 08/01/2025 18:53

    Kerkesa e Bardhit e bere me date 22.12.2024 , kthimi pergjigjes date 24.10.2024. E ka hutu Meta qe i thot dum

    Përgjigju
    • Partia: 08/01/2025 19:20

      Ne fakt është e kundërta, po syzet nuk jane per modë.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/01/2025 18:21

    E vute re si iu drejtua Bela sot Rames ne konference te shtypit?

    Përgjigju
    • Or tej: 08/01/2025 18:52

      Nuk e vume re. Na ndrico pak or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?