Tiranë/ Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni i ndërtimit, vdes te Trauma! Eduart Reçi, ish-drejtor në SHISH u vra afër pallatit të tij! Dyshohet se u qëllua nga lartësia, kamera s'kapi autorin

14 Nëntor, 08:02| Përditesimi: 14 Nëntor, 16:08

  • Share

TIRANË- Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nentor 2024) poshtë pallatit ku jeton, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.  

52-vjeçari me origjinë nga Dibra mori një tek plumb që i përkshkroi tej për tej në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit.  Report Tv siguron foton e biznesmenit të rrëzuar përtokë në mes të rrugicës.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamera sigurie të bizneseve pranë, kryesisht bar kafe, por për shkak të errësirës deri më tani është parë e vështirë të kapet pamje e autorit ose autorëve. Nga mungesa e pamjeve filmike të autorëve, hetuesit po ngrenë dyshime se plumbi mund të jetë lëshuar nga lartësia, nga ndonjë objekt rreth pallateve, thonë burime nga policia.

Plumbi i gjetur në vendngjarje, nuk i con drejt dyshimeve që arma të ketë qenë snajper. Në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë. Grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë autorin/ët e dyshuar.

Por pamjet kanë fiksuar Eduard Recin teksa ecën, dhe bie në tokë pas një të shtëne, zhurma e së cilës dëgjohet edhe në disa kamera sigurie që regjistrojnë me zë.

Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje apo konflikte të Eduard Reçit me persona të tjerë. Vite më parë, burimet thonë se Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH në vitin 1996, por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur. Pas vitit 2000 ai ishte marrë me biznes.

Burime thonë se Reçi me firmën “ELGM” ka ndërtuar edhe disa pallate të tjera në Tiranë. Mediat shkruajnë se para disa kohëve viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi por çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.

Ora 11:43
Atentati në Tiranë, Report Tv siguron foto pak momente pas vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi! Dyshohet se autori e qëlloi nga lartësia

1731581391_eduartreci.jpg

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema siguron foto pak momente pas vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes.

Eduard Reçi  është duke ecur bie direkt në tokë pas vetëm një të shtëne. Për këtë hetuesit kanë dyshime se autori të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë, 

Deri tani nuk ka asnjë shenjë të tij dhe grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron momentin kur Eduard Reçi ka rënë në tokë i plagosur rëndë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital sot në mëngjes. 

 

Ora 10:23
Tiranë/ Ky është biznesmeni i ndërtimit që u ekzekutua mbrëmë me plumb në kokë, agjentët e krimeve kthehen në vendin ku u vra Eduart Reçi

Agjentët e krimeve të DVP Tiranë janë kthyer në vendngjarje, aty ku u ekzekutua Eduart Reçi.  Ndërkohë gazetari i shqiptarja.com e Report Tv, Sokol Dema  ka siguuruar foton e tij. Eduart Reçi nuk i mbijetoi dot plagës së rëndë, pasi predha e plumbit kishte përshkuar kokën tej për tej, teksa u dërgua te Spitali i Traumës. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën 'Faik Konica'. 52-vjeçari ishte pronar i kompanisë ELGM, dikur ka punuar si drejtor edhe në SHISH. Merren në pyetje familjarët.

1731576166_eduartreci.jpg

Foto: Eduard Reçi

 

Ora 08:40
Vrasja e biznesmenit të ndërtimit, Policia sekuestron kamerat, dëgjohet e shtëna dhe rënia e viktimës! Mister autorët, Eduart Reçi ish-drejtor në SHISH

1731539594_Screenshot6.jpg

Policia e Tiranës, mbrëmë në vendngjarje

Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe, pasi plumbi e kap në kokë. Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët, për shkak të errësirës.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SOLLE LILI: 14/11/2024 18:15

    KRIMI SHETIT,,LEVIZ LIRSHEM DHE VRET NE TIRANE E KUDO,,SHTETI NUK ESHTE,,SEPSE BASHKEPUNON ME KERO BANDA,,,PRANDAJ DEL E UDHES TE ORGANIZOHET POPULLI VETE,,,TE KRIJOHEN POLICI VULLNETARE LOKALE NE BAZE LAFJE DHE FSHATI,,,,NGRIHEN POSTOBLLOQE KUDO,,KUSH KAPET ME ARME VRITET NE VEND,,,SHTEPIA I DIGJET DHE FAMILJA I LARGOHET NGA QYTETI APO FSHATI...KUSH KAPET ME GJERA TE VJEDHURA,,,RRIHET PUBLIKISHT. ME THUPRA ,,DHE DRUNJ,,,,DOREZOHET NE POLICI,,DHE DENOHET NGA GJYKATA,,PER GJERA TE VOGLA,,RRIHESH, ,DHE I VENDOSET NJE GJOBE NGA 2 MILION DERI NE 10 MILION TE VJETRA,,,PO NUK PAGOVE FUTESH NE BURG PER 5 VITE..KUSH KAPET MR DROGE NE MAKINE APO RRUGE,,RRIHET PUBLIKISHT NGA KOMUNITETI,,,DHE DERGOHET NE POLICI,DENIMI I TYRE TE BEHET FIKS,,PSH 10 VITE BURG,,,DHE FAMILJA I LARGOHET NGA QYTETI APO FSHATI...NUK KA ZGJIDHJE TJETER...NE DONI SHTEPI E KATANDI, LEVIXNI..LEVIZNI...

    Përgjigju
    • Dkaksjdjjaa: 14/11/2024 20:00

      O sa kam qesh lot ti qenke per zevendsim diktatori te filipineve

  • Satom e tytet: 14/11/2024 18:11

    O idjot i ler Enveri ja mori Tokat por si dogji tapit. Tapit i dogji hajduti kriminel Salmuti. E tok e xanme e jan vrar me mijra njerēz pēr 30 vjet. Pra duhet Enveri pēr tipa si ty. Vetēm me kriminel si Enveri merni vesh ju. Se kur ishte ai gjall ju sbēnit ciu o vrim e miut. Selom satom.

    Përgjigju
  • 136: 14/11/2024 16:46

    Sja kam iden a ka lidhje me shkodren, po duket pak si dora fantazmes

    Përgjigju
  • Rej Sijnari: 14/11/2024 13:29

    Po ça pate mor i shkret qē ju shkel njerzve nē kallo, se nuk tē vret njeri kot. Pra i more lekēt nē var. O zot sa budallen ka kjo Bot. Mendojn se vetėm kta jan tē zgjuar e din gjithçka. Megjithatē si njeri qė ishte ngushēllime familjes. Por qē tē regullohet Shqipria e tē regullohen problemet e pronave duhet me u çu nga vari Enver Hoxha jo shum por 1 jav.

    Përgjigju
    • Sinjari Satom: 14/11/2024 17:14

      Po Ai Enveri inmori pronat qe esht shqip me kte deregje e po bojn pall kto klyshat qe ka lan e ta q..t noi gjyshe a stergjydhe atje ne varr ku i ke

  • Nder nder nder..: 14/11/2024 13:15

    Mashtrimet nuk ti fal njeri. E kam ne parim dhe jo vecanti pwr viktimen. Por qe ndertuesit nw te shumten, jane kthyer ne mashtrues ordiner ska dyshim. E telendisen kete popull rrugve dhe neper gjykata. Rasti i Llanajve eshte empirik.

    Përgjigju
  • Ramist: 14/11/2024 12:08

    KJO ESHTË VRASJE AKSIDENTALE.... ME SNAJPER POR AKSIDENTALE, JEMI SHTETI MË I SIGURT NË BOTË.... ME SHUMË MUNCI DUHET TË HETOHET VIJUESHMËRIA E NDËRTIMIT TË PALLATIT PËR KONFLIKT PRONSIE....

    Përgjigju
  • Koli: 14/11/2024 11:12

    Te gjithe drejtorat me firma ndertimi! Te jene valle para korrupsioni? Nuk besoj ketu nuk ka korrupsion shteteror.

    Përgjigju
  • Askushi: 14/11/2024 10:29

    Nqs autorin se ka kap kamera atehere eshte vrare me snajper!

    Përgjigju
    • Eri: 14/11/2024 12:23

      Nese eshte vrare me snajper duhet te jete e njejta dore qe vrau Kastriot Recin ne Rreshen...dhe nese te dy kane pasur lidhje fisnore, merret me mend kush eshte porositesi.

  • Domja: 14/11/2024 10:20

    E habitshme se si mund te besh nje gje te till, duke e ditur se 1-shi shqipris esht ne ate zone

    Përgjigju
    • Xxxx: 15/11/2024 02:34

      Esht vrare ne fund rruges me pllaka jo ne fillim

    • Bernard: 14/11/2024 12:12

      Kush eshte 1shi shqiperis sipas teje

  • Eri: 14/11/2024 10:16

    Zona duhet te kete kamera boll per t'i fokusuar autoret, por a do identifikohen dot eshte problemi. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Cudi: 14/11/2024 09:09

    Drejtor ne shish , pastaj ku i beri lekt per pallate ? Ne spo rregullojm dot nje banjo , le te bejm pallate ne mes tiranes

    Përgjigju
    • Berti: 14/11/2024 11:22

      Shteti nuk ka kohë të merret me këta tipa (që janë shumë në numër), e ka mendjen te vettingu te 5 mijë apo 10 mijë euro që nuk ju dalin nga llogaritë në 15-20 vite punë të gjyqtarëve apo prokurorëve. Gjithësesi, ngushëllime familjes.

    • E DREJTA: 14/11/2024 10:40

      ME VODHE MENDIMIN ...BRAVO

  • Tirona: 14/11/2024 08:24

    Ky perderisa esht dibron ka te bej me luftar recin 100%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?