Tiranë, u rrëzua nga skela teksa po punonte në një ndërtesë, ndërron jetë 66-vjeçari

6 Shtator, 17:10| Përditesimi: 6 Shtator, 17:17

  • Share

TIRANË- Një tjetër aksident tragjik në punë ka ndodhur në sektorin e ndërtimit. Në rrugën ‘Bardhok Biba’ në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër V.B 66-vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

'Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, shtetasi V. B., 66 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton polica.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albani: 06/09/2024 17:41

    Bravo Rilindja. As ne Afrike nuk vdesin punetoret cdo dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?