Kronikë

Tiranë/ Udhëtonte me pushkë në makinë, arrestohet në Valias 21-vjeçari! Policia i gjeti edhe thikë, pranga e kapuç maskimi (EMRI+VIDEO)

6 Gusht, 09:46| Përditesimi: 6 Gusht, 10:08

  • Share

TIRANË – Një 21-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia teksa udhëtonte me makinë i armatosur me pushkë.

Gerald Qordja u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.

“Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru”,- njofton policia.

Në total, nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 thikë, pranga si të policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?