Foto ilustruese

Kronikë

Tiranë/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënoi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari

16 Qershor, 12:18| Përditesimi: 16 Qershor, 12:20

  • Share

Tiranë- Uniformat blu parandaluan një ngjarje ngjarje kriminale në një familje në fshatin Pezë Helmes, Tiranë.

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve dhe e kanosi atë, me mjet prerës.

Gjatë kontrolleve të kryrera efektivët sekuestruan 1 armë gjahu dhe mjetin prerës. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pezë Helmes, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë, me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 37 vjeç. Ky shtetas, ditën e djeshme, në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prezencë të fëmijës së tyre.    

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu që 37-vjeçari e mbante pa leje.   

Arma e gjahut dhe mjeti prerës i dyshuar i përdorur për kanosjen u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?