Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

22 Korrik, 16:22| Përditesimi: 22 Korrik, 16:47

  • Share

AMP ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie të patrullës në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Vënia në pranga e P.P., 55 vjeç erdhi pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj gruas së tij.

Ndërkohë pas një debati për motive të dobëta 55 vjeçari e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten duke e dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit të saj.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. 
Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit", thuhet në njoftimin e AMP-së.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigrant: 22/07/2024 17:49

    Ky injorant qe do mbroje ligjin ,prek gruan ,se i duket si prone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?