Tiranë/ ‘Valle në shesh’, turistët mësojnë kërcimet tradicionale

23 Qershor, 18:56| Përditesimi: 23 Qershor, 19:05

  • Share

Këngët dhe vallet popullore të vendit tonë sollën një atmosferë ndryshe në qendër të Tiranës. Qëllimi i këtij aktiviteti, ishte që të ju ofronte një atmosferë ndryshe turistëve të huaj por edhe të ju mësonin atyre hapat e valleve tradicionale.

E ky aktivitet i titulluar “Valle në shesh” u prit me mjaft entuziazëm nga ata. Shumë nuk nguruan të bëheshin edhe pjesë e valleve të cilat udhëhiqeshin nga kërcimtarë të rinj profesionistë.

“Ushqimi i mirë. Njerëzit shumë të shoqërueshëm. Do qëndrojmë 5 ditë. Ne e rekomandojmë Shqipërinë.

“Jam nga Kolumbia. Është hera ime e parë këtu. Ishte shumë bukur kërcimi. Ne po ecnim rreth e përqark dhe thamë muzikë. Dhe erdhëm këtu. Sa mirë. Ngjyrat e kostumeve shumë të bukur. Grupi duket shumë bukur”, tha një koumbiane. 

“Ne do qëndrojmë një natë këtu. Pastaj do udhëtojmë në plazhet e bukur të Shqipërisë. Do shkojmë në Spanjë për tu kthyer në Kolumbi. Jemi të surpriza. Është hera e parë në Shqipëri por shohim një ngjashmëri me Kolumbinë. Njerëzit shumë të lumtur. Të shoqërueshëm”, tha një kolumbian. 

Të tjerë, të mahnitur nga traditat shqiptare qëndruan vetëm duke shijuar performancën që zgjati më shumë se dy orë.

Iniciatorja e kësaj nisme, Edlira Sulaj që prej një jetë i është përkushtuar krijimit të veshjeve popullore por dhe ruajtjes së traditave shqiptare tha se me rritjen e numrit të turistëve, aktivitetet e veçanta duhet të organizohen çdo herë.

“Projekti valle në shesh është ideuar me mendimin që turistët duhet të gjejnë diçka të veçantë. Për të kaluar turistët disa orë më të veçanta në Tiranë. Numri i turistëve është rritur dhe gjithmonë mendojë se si ta rrisim mundësinë e shërbimit ndaj tyre. Projektet tona synojnë që ta tregojmë çdo pjesë të trashëgimisë kulturore dhe ta përdorin dhe vetë turistët. Ti veshim ata me veshje tradicionale, të ju vendosim një qeleshe, të vendosin një brez të argëtohen bashkë me ne duke mësuar vallet kombëtare. Nëpërmjet një koreografi duam të ju mësoj hapat e valleve shqiptare, çfarë është muzika shqiptare.

Sulaj tha se turistët kanë shumë interes edhe për veshjet popullore dhe shumë prej tyre nuk ngurojnë që ti blejnë dhe ti marrin në vendet e tyre.

“Krahas veshjeve që kemi për valltarët kemi vënë dhe një koleksion veshjesh për turistë. Edhe këndi artizanatit është vënë për të performuan teknikat që nënat tona punuan për të ruajtur traditat tona. Veshja tradicionale përvecc interestitpër ta parë, shumë turistë duan që ti përdorin. ”, tha Edlira Sulaj, artizane. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?