Tiranë/ Del aktekspertiza, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë! Mbidoza e narkozës, shkaktoi mosfunksionim të organeve

11 Nëntor 2023, 10:30| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 16:46

  • Share

Brian Spahiu, djali 3 vjeçar, ndërroi jetë nga mbidoza e anestezisë. Ky është rezultati i akt-ekspertizës së përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të depozituar pak kohë më parë në Prokurorinë e Tiranës.

“Shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme”, thuhet në akt-ekspertizë

Ndërkohë, mësohet se prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili humbi jetën në fillim të tetorit, pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho. Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se janë marrë në pyetje edhe ekspertët mjeko-ligjorë që kryen aktin e parë, sipas të cilëve vdekja ka ardhur nga mbidoza e narkozës. Akt-ekspertiza e dytë pritet të dalë në fillim të javës së ardhshme, duke iu bashkëngjitur provave të tjera të mbledhura gjatë hetimeve.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Të sekuestruara janë pamjet filmike të klinikës, kartelat e plota të ndërhyrjes kirurgjikale dhe disa kompjuterë, të cilët mendohet se kanë ndihmuar në hetime. Familjarët e të voglit pretendojnë se 3-vjeçari ka dalë nga klinika i pandërgjegjshëm për shkak të narkozës, gjë që mjeku Roland Xhaxho e ka mohuar publikisht.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • VALTERI: 12/11/2023 10:23

    Nese jane keta "mjeke" qe leshojne Shqiperine dhe shkojne te punojne ne perendim rruge te mbare..por atje egziston ligji dhe burgu a ketu me pak lek do del i pafajshem..

    Përgjigju
  • CaBone: 11/11/2023 18:09

    Ku jan tani ata pala mbrojtse e ktyre mjekeve tafmaqar qe fusin kedo ne cfar do lloj aneztezie e mjekimi ku di un? Dhe skan as piken me te vogel te Profesionit & Ndergjegje per jetet e njerzve. Kta duhet te futen te gjith brenda per vrasje. Kur un i thoja qe zonjushen ose zonjen ka rrezik se ka len FB qe te mbante mendjen te fmia per sasin e narkozes avokatet thonin prit te dali ekspertiza se gjynaf ti biesh ne qaf kot. A kthehet me ai Engjell i vogel mbrapsh te prindrit tani? Robt ku ti ken se vetem per lek po harrojn gjithcka ndyrsirat.

    Përgjigju
  • Koha: 11/11/2023 16:59

    Mjeku duhet akuzuar per vrasje me paramendim

    Përgjigju
  • Toni: 11/11/2023 16:14

    Ti merret haku aty Kui dhem zemra hales .

    Përgjigju
  • Lona mjekje: 11/11/2023 15:06

    Cojeni ne burg mjekun biznesmen qe operon pa salle reanimatore sikur njerzit te ishin qen. Te gabimi I dozimit mund te themi qe eshte gabim teknik qe sjell pasoja te renda po nuk falet mungesa e salles reanimatore,per kete duhet te shqetesohen prokuroret

    Përgjigju
  • edi: 11/11/2023 14:38

    turp i madh per hartuesit e kodit penal qe e klasifikojne kundravajtje penale, kjo do nxise vetegjyesine ndaj ketyre plehrave mjeke te pangopur qe nuk kqne aspak keqardhje por i trajtojne pacientet si kliente vetem ti zhvasin. ketu kemi te bejme me vrasje por vetem kur te ndodhi ndonje vdekje e ndonje fuksionaribte larte shteteror ath do nxiten te ndryshojne kodin penal...duhet te denohen me burg dhe uroj qe prokuroret te jene profesional dhe te hetojne per hir te shpirtit te nje femije 3 vjec qe humbi jeten nga keta monstra babe e bije qe mos i gezofshin parate i befshin ilace e mosgjetshin derman. gjynah jeta e atoj femoje te vogel dhe familjarve te shkrete

    Përgjigju
  • Gripi: 11/11/2023 14:35

    Duhet pastruar Prokuroria e Tiranes nga llumi Felaj ne menyre urgjente. Ne vend qe te leshoje urdher arresti Felaj kerkon riekspertize. Nese Xhaxho aratiset atehere vendi e tij duhet ta zene te gjithe Felajt e prokurorise te tiranes dhe Felaj e parlamentit. Kush e lejon kere familje juristesh te peshtire te abuzojne me dhimbjen e tmershme te atyre prinderve?

    Përgjigju
  • Rip: 11/11/2023 14:20

    Mjeke te degjeneruar.zoti ju mallkofte dhe ato leket qe merrni me patedrejte i befshi ilace per veten tuaj. Gjynaf femija i pafajshem i ndritte shpirti ne parajse. Zoti ju vrafte ju qe i moret jeten.

    Përgjigju
  • I drejti: 11/11/2023 12:46

    Kerkohet ekspertize e dyte per te nxjerre te pafajshem mjeket.Skandal

    Përgjigju
    • Ka shtet: 12/11/2023 11:04

      Normale @ I Drejti kete sistem drejtesie kemi mbjell keto vite.Dhe nese nuk del i pafajshem tek aktekspertiza e 2 i japin mundesi mjekut te largohet e te shkoj per azil.Dhe thone pastaj perse nuk zhduket vetegjyqsia ne Shqiperi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?