Tiranë/ Vdes 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë

30 Maj, 21:34| Përditesimi: 30 Maj, 22:53

  • Share

TIRANË- Një 64-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin e Petrelës në Tiranë.

Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, ai është tërhequr zvarrë nga lopa.

‘Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?