“Prona” vijon të jetë mollë sherri në familjet shqiptare. 59 vjeçari dhe djali i tij kanë rënë në pranga pasi kanë kanosur për motive pronësie vëllanë e vet.
Ngjarja u regjistrua në Tiranë.
Telefonata në komisariatin e policisë nr 4 ndihmoi që efektivët të ndërhyjnë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke arrestuar babë e bir, Gerald Jahi, 59 vjeç dhe Gëzim Jahi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin Fatmir Jahi vëllai i 59-vjeçarit, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.
Operacioni u kodua "Gate".