Kronikë

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit! Borxhi 50 mijë euro, pista e hetimit (EMRI+VIDEO)

30 Korrik, 10:44| Përditesimi: 30 Korrik, 11:58

  • Share

Tiranë- Identifikohet dhe arrestohet një nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit më 18 korrik, në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.

I ndaluari Hysni Lila është pronari i motomjetit që ka përdorur autori i dyshuar në vendosjen e tritolit te rruga e Durrësit. Përpara hetuesve ai nuk ka pranuar që të tregojë emrin e autorit të dyshuar.

Sipas tij motorin e ka shitur ndërsa në një tjetër dëshmi ka thënë që e ka dhënë në përdorim tek një person tjetër. Pista kryesore e policisë kanë borxhet. Pronari i lokalit i kishte borxhe tek personat e tjerë rreth 50 mijë euro, çka sipas policisë mos shlyerja e borxheve dyshohet si shkak për vendosjen e tritolit.

“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi sot Policia e Tiranës.

Policia ndau edhe pamjet e gjetura nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, ku autorët me motor shkojnë dhe i vendosin lëndën plasëse subjektit dhe më pas largohen. Në video dallohet një prej autorëve teksa afrohet me jelek fosforeshent dhe vendos bombën në lokal.

Këto pamje kanë ndihmuar hetuesit në zbardhjen e krimit në kohë të shpejtë.

“Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thanë burime zyrtare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të 18 korrikut. Autorët arritën të vendosin rreth 20 gramë tritol (që mendohet si mesazh apo paralajmërim), pranë derës hyrëse.

Nga shpërthimi, pësuan dëme të vogla materiale dhe 2 biznese ngjitur me lokalin, një berberhane dhe parfumeri.

Pronari i lokalit, Arbër Sinani, tha se nuk ka asnjë ide, se kush mund ta ketë vendosur lëndën shpërthyese në derë. Pretendon se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Në Shqipëri ai nuk figuron me precedent penal. Megjithatë, në Gjermani, ku ka jetuar disa kohë, Arbër Sinani dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në paligjshmëri dhe përplasjet me persona të tjerë për drogën.

A.Q/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?