Tiranë- Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës mbrëmjen e sotme (20 tetor) në kryeqytet, teksa ende nuk ka raportime për të dëmtuar.
Kjo, për shkak se kur Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, brenda mjetit tip “Volkswagen” nuk gjetën as shoferin dhe as pasagjerë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit”, në Tiranë, teksa mjeti në rrethana ende të paqarta, ka dalë nga rruga kryesore dhe ka rënë brenda në kanalin e Lanës.
Policia dhe shërbimet e tjera ndodhen në vendngjarje për të nisur hetimet dhe nxjerrë veturën nga kanali. Gjithashtu po hetohet për pronarin e makinës dhe nëse ka të dëmtuar nga aksidenti.
Ka pas ken 7 ball mor tamarrsha
Përgjigju