Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxha

Kronikë

Tiranë/ Vidhnin kartat ID të pacientëve dhe merrnin kredi në emër të tyre, lihet në burg infermierja, arrest shtëpie për shoqen e saj

30 Shtator 2021, 16:37| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 17:38

  • Share

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokuroririsë duke lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit nr.5 në Tiranë, Elisabeta Bardhollari dhe arrest shtepie për Orjada Hoxhën, pasi ka tre fëmijë të mitur. Këto dy shtetase u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. 

39-vjeçarja Bardhollari mësohet se ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.  Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim dhe më pas ia jepte Hoxhës. Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Bardhollari dhe Hoxha përdornin një institucion financiar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve. Rasti u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në polici. Nëpërmjet bankës së nivelit të dytë ku merrej kredia, u identifikua fillimisht Hoxha, 32 vjeçe. Pasi u arrestua ajo pranoi veprimet që kishte kryer duke argumentuar se gjithçka e kishte bërë në mirëbesim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?