Foto ilustruese

Kronikë

Tritol në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë! Pronari: S'kam konflikte, nuk e di kush mund të jenë autorët

25 Mars, 07:57| Përditesimi: 25 Mars, 09:40

  • Share

TIRANË-Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 01:15 minuta të 25 marsit.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema informon se ka qenë vetëm një autor që e ka vendosur, por tani do të këqyren të plota pamjet e kamerave, për të kuptuar më shumë.

Pronari i lokalit Sotir Halilaj ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte dhe se nuk e di kush mund të jenë autorët e ngjarjes.

“Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit Sotir Halilaj rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse” informoi sot policia. 

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?